top of page
blackboard_texture-min.jpg
Outline of Slovenia

Shfaqje

Outline of Kosovo
22.jpg

Tregimi

Ekonomia sllovene mbështetet në puntorë nga Kosova, mirëpo si mund t’i mbështet sistemi arsimor fëmijët e tyre? Ky dokumentar ofron një vështrim të thellë në sfondin e imigrimit dhe sfidat e integrimit të emigrantëve nga Kosova në sistemin shkollor slloven.

Filmi ndjek rrugëtimin e katër fëmijëve shqip-folës nga Kosova, se si ata drejtohen në sistemin shkollor slloven pa njohuri paraprake të gjuhës dhe me boshllëqe arsimore të konsiderueshme. Ai gjithashtu thekson historitë e prindërve të tyre, të cilët janë duke e kërkuar një të ardhme më të mirë në një vend të ri. Duke shfaqur njohuri nga ekspertë në Slloveni dhe Kosovë, dokumentari hedh në dritë sfidat e integrimit të emigrantëve dhe eksploron karakteristikat e dallueshme të sistemit shkollor në të dy shtetet.

Image from Film Novi Sošolci
NEW CLASSMATES Hertica.jpg

Përmbledhje

Emigrantët nga Kosova përfaqësojnë një komunitet në rritje të shpejtë në Slloveni. Historikisht, migrimi përfshinte vetëm meshkujt, por tani ata i shoqërojnë gratë dhe fëmijët. Në mes këtyre grupeve, fëmijët përballen me sfidat më të mëdha, duke luftuar për t’u përshtatur me sistemin shkollor slloven dhe integrimin në një mjedis të ri shoqëror. Sistemi shkollor slloven shpeshherë është i papregatitur për të adresuar çështjet reale të integrimit të fëmijëve nga Kosova, duke rezultuar me performacë më të ulët akademike në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre si nga popullata shumicë ashtu edhe nga grupet e tjera të emigrantëve.

Barriera gjuhësore është pengesa më e rëndësishme, pasi zgjidhjet sistematike ende u shërbejnë emigrantëve nga ish-Republikat Jugosllave ku fliteshin gjuhët sllave. Mësuesit hasin në sfida domethënëse, përderisa fëmijët varen shumë nga krijimtaria e tyre dhe inkurajimi i familjes. Shumë prej tyre janë të vendosur në shkolla fillore me standarde më të ulëta arsimore, duke dërguar në klasa të stërmbushura të populluara kryesisht me nxënës nga Kosova.


Prindërit, veçanërisht nënat, luajnë rol kyq në integrimin e suksesshëm të fëmijëve, megjithatë ata përballen me vështirësi për t’u angazhuar në shkollë për shkak të barrierave gjuhësore. Cilat programe janë në dispozicion për t’i ndihmuar ata? Si mund të hartojmë iniciativa për t’i fuqizuar nënat nga Kosova që të jenë të përfshira në mënyrë aktive në shkolla? Pak marrin pjesë në programet e komunitetit lokal që kanë për qëllim integrimin. Shumica kanë arritje më të ulët arsimor se sa gratë tjera emigrante, janë joaktive në tregun e punës dhe mbeten të izoluara brenda komuniteteve të tyre etnike. Përmes rrëfimeve të katër protagonistëve kryesorë- fëmijë emigrantësh nga Kosova – dokumentari shqyrton një grup emigrantësh të anashkaluar. Ai gjithashtu eksploron sistemin arsimor në Kosovë dhe kontekstin më të gjerë të migrimit në Slloveni.

Image from film Novi Sošolci
blackboard_texture-min.jpg

Kritikat

“Shokët e rinj të klasës” është një dokumentar bindës që eksploron përvojën e integrimit dhe identitetit. Filmi ndjek jetët e katër fëmijëve, se si ata lundrojnë në sfidat dhe gëzimet e krijimit të miqësive të reja, përshtatjen me jetën shkollore dhe përzierjen e kulturave të ndrysheme. Dokumentari thekson se si diversiteti i formëson jo vetëm fëmijët por edhe mjedisin arsimor, duke hedhur dritë mbi historitë personale të fëmijëve Nga Kosova, duke nxitur në dialog përkatësinë, ndjeshmërinë dhe mirëkuptimin. Nuk është thjeshtë një eksplorim i multikulturalizmit në Slloveni, por një vështrim intim se si fëmijët negociojnë identitetin e tyre në një botë që po globalizohet me shpejtësi, duke trajtuar temat e imigrimit, komunitetit dhe strukturës sociale të Evropës moderne.

“Shokët e rinj të klasës” prezanton një rrëfim të fuqishëm, të ngrohtë të fëmijërisë dhe shkrirjes kulturore, duke i ofruar audiencës një prespektivë të freskët dhe të afërt se si të rinjtë nga Kosova përshtaten me mjediset e tyre të reja në shkollat sllovene. Me një prekje delikate, ai trajton çështjet e identitetit, përkatësisë dhe rëndësinë e të kuptuarit në shoqëritë multikulturore. Ky dokumentar do të rezonojë me ata që janë të interesuar në histori rreth emigracionit, sistemit arsimor dhe përvojave shpesh të anashkaluara të fëmijëve në komunitete të ndryshme.

Image from film Novi Sošolci
NEW CLASSMATES Floralba 1.jpg

DEKLARATA E REGJISORIT
Regjisor: Toni Cahunek

Inspirimi për këtë film erdhi nga vëzhgimi i ndryshimeve në vendlindjen time në Kranj, një qytet i vogël por i treti qytet me i madh në Slloveni, i nxitur nga rritja ekonomike dhe kërkesa për punëtorë migrantë. Këto ndryshime ishin veçanërisht të dukshme në shkollën time të vjetër fillore, ku tani punon motra ime. Në vitin 2018, ajo më tregoi që ka filluar të mësoj shqip për shkak të rritjes së numrit të fëmijëve nga Kosova. Atëherë, ata ishin grupi i gjashtë më i madhë i pakicës në Slloveni; sot, ata janë të dytët më të mëdhenjtë. Fokusi ynë ishte te fëmijët që janë më të cenueshëm ndaj mangësive sistematike me të cilat përballen emigrantët që nuk flasin gjuhët sllave.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ne kërkuam të kuptonim sfidat e tyre, programet në dispozicion të tyre dhe mënyrat për të përmirësuar përfshirjen e tyre në sistemin shkollor slloven. Ne i ndoqëm katër protagonistët kryesorë gjatë gjithë vitit shkollor dhe i shoqëruam në vizitat në shkollat e mëparshme, të afërmit dhe mësuesit e tyre në Kosovë. Këto vizita dhanë një pasqyrë të arsyeve të migrimit të tyre dhe të përvojave të tyre pas mbërritjes në Slloveni. Dokumentari gjithashtu thellohet në sistemin paralel të shkollimit dhe historinë e trazuar të krijimit të sistemit arsimor të Kosovës. Ky kontekst është jetik, pasi krijimi i filmit u nxit nga albanofobia, e ushqyer nga paragjykimet dhe injoranca në shoqërinë sllovene. Shumë prindër, mësues dhe drejtor slloven nuk kanë njohuri për historinë e Kosovës, sistemin e saj arsimor dhe arsyet e migrimit. Sistemi shkollor slloven përballet me sfida të mëdha në adresimin e nevojave të numrit në rritje të fëmijëve nga Kosova. Të kuptuarit e sfondit të migrimit të tyre dhe sistemit arsimor në vendin e tyre të origjinës është thelbësor për zhvillimin e programeve, projekteve dhe udhëzimeve për ta bërë procesin e integrimit më efektiv dhe mikpritës.

Photo of director Toni Cahunek
bottom of page